×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH: Po rritet përsëri numri i të infektuarve dhe të vdekurve me coronavirus

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 15:33

    Numri i të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus është duke u rritur sërish, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke ia atribuuar këto trende ngadalësimit të procesit të vaksinimit, si dhe heqjes së masave si vendosja e maskës.


    Përhapja e variantit Delta të këtij virusi është duke shtuar numrin e rasteve po ashtu. Numri i të vdekurve është rritur javën e kaluar, pas nëntë javëve të rënies, ka thënë OBSH, raporton REL.

    Kjo Organizatë ka regjistruar më shumë se 55,000 jetë të humbura në gjithë botën, çka përbën rritje prej 3 për qind nga java e kaluar.

    Numri i të infektuarve është rritur për 10 për qind javën e kaluar, në gati 3 milionë. Numri më i madh është regjistruar në Brazil, Indi, Indonezi dhe Britani të Madhe.

    OBSH-ja ka thënë se varianti Delta tani është identifikuar në 111 shtete dhe pritet të bëhet variant dominues në muajt në vazhdim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!