×
  • Lajme
  • Botë

    Oficerët e Kapitolit që u plagosën gjatë dhunës në 6 Janar, hedhin në gjyq Donald Trump-in

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 16:17

    Dy oficerë të Policisë së Kapitolit të cilët u plagosën gjatë dhunës së 6 Janarit nga ana e mbështetësve të ish-presidentit Trump që mësynë në Kongresin amerikan kanë hedhur në gjyq Trump-in si përgjegjës për dëmtimet fizike dhe emocionale që përjetuan.


    James Blassingame, një veteran prej 17 vitesh dhe Sidney Hemby kanë hedhur në gjyq në Distriktin e Kolumbias ish-presidentin dhe kanë kërkuar 75.000 dollarë dëmshpërblim për secilin.

    “Kjo është një ankesë që bëhet për dëmet e marra nga oficerët e Policisë së Kapitolit, për dëmet fizike dhe emocionale të shkaktuara nga nxitja e dhunës që u bë nga i padituri, Donald Trump që bëri thirrje për kryengritje në 6 Janar me qëllim mosnjohjen e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020”- shkruhej mes të tjerash në padi.

    Ndonëse Donald Trump e ka mohuar nxitjen e dhunës në Kapitol, ai iu bëri thirrje mbështetësve të tij për të “luftuar me shpirt” dhe “për të marrë atë që u takon nga politikanët e sistemit” gjatë fjalimit që i parapriu vërshimit mbi Kongresin Amerikan, gjatë të cilit ndërruan jetë disa oficerë policie dhe dy protestues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!