×
  • Lajme
  • Botë

    Opozita e Venezuelës merr nën kontroll ndërtesat diplomatike në SHBA

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 15:08

    Përfaqësuesit e opozitës në Venezuelë i kanë marrë nën kontroll tri prona diplomatike në Shtetet e Bashkuara.

    Lajmin e ka bërë të ditur i dërguari i Guaidos të hënën, ndërkohë që opozita po tenton që ta largojë presidentin socialist, Nicolas Maduro.

    Carlos Vecchio tha se opozita e ka marrë kontrollin e dy ndërtesave që i takojnë Ministrisë së Mbrojtjes së Venezuelës në Washington dhe një konsullate në New York. Ai shtoi që grupi pret që ta marrë kontrollin e ambasadës së Venezuelës në Washtingon në ditët në vijim.

    Kjo lëvizje vjen pasi Guaido, president i Asamblesë Kombëtare që kontrollohet nga opozita, dhe i njohur si president nga shumica e vendeve perëndimore, përsëriti që zgjedhja e Maduros në maj të vitit 2018 ishte jolegjitime.

    “Ne jemi duke i marrë këta hapa për t’i mbrojtur asetet e Venezuelës në këtë vend,” tha Vecchio nga njëra prej ndërtesave, pasi që e larguan fotografinë e Maduros në mur dhe e vendosën fotografinë e Guaidos, shkruan “TRT”, transmeton Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!