×
  • Lajme
  • Botë

    Opozitari serb – Vuçiqit: Pajtohuni me shqiptarët, mos shko në rrugën e Millosheviqit

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 22:20

    Lideri i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili foli tri orë në Kuvend për çështjen e Kosovës.


    Jovanoviq ka thënë se duhet gjetur një kompromis me shqiptarët pasi nuk ka vend për politikat e vjetra të cilat kanë qenë shkatërruese dhe e kanë sjellë Serbinë në situatën aktuale.

    “Ndoshta do të vulosësh si tradhtar, por mundohuni të jeni një burrë shteti, jo një politikan, burrë shteti që kërkon të ardhmen. Hapni perspektivën e paqes, pajtohuni me shqiptarët”, ka porositur Jovanoviq, , transmeton lajmi.net.

    Ai tha se nuk është në pyetje më si të shpëtohet Kosova, por çfarë të bëhet me të.

    Tutje, ai ka thënë se nëse iu bëhet thirrje serbëve për luftë ata do të votojnë pro saj, dhe më pas do pyesin veten se si ranë bombat.

    Sipas tij, shtatë vite pushtet është humbje kohe nëse Vuçiq nuk përpiqet të bëj një popull të mirë.

    “Vuçiq nuk do të gjejë mbështetje në kishë, ai është i vetëm në gjithë këtë. Nuk e di si do t’ia bëj por mos të shkojë në rrugën që shkoi presidenti i mëparshëm”, tha Jovanoviq dhe shtoi se Serbia ka nevojë për paqe me shqiptarët.

    “Negociatat duhet të vazhdohen. Nëse nuk i ndihmojë vetën e as shqiptarët për një Kosovë normale, atëherë ajo do të bashkohet me Shqipërinë pastaj do hapen probleme në Maqedoninë Veriore, Malin e Zi dhe Greqinë”, ka përfunduar opozitari serb.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!