×
  • Lajme
  • Botë

    Pak minuta para sulmit, terroristi ia dërgoi kryeministres së Zelandës manifestin anti-mysliman

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 12:28

    Zyra e Kryeministres së Zelandës së Re Jacinda Ardern’s, pak minuta para sulmit terrorist të djeshëm në qytetin Christchurch, kishte pranuar me e-mail manifestin e terroristit Brenton Tarrent.


    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Kryeministrisë Andrew Campbell për CNN, përcjellë në shqip Reporteri.net.

    Campbell konfirmoi se e-maili i dërguar pak minuta para sulmit erdhi në llogarin e “përgjithshme” stafit dhe nuk u pa nga Kryeministrja.

    Manifestimi në fjalë 87-faqësh i mbushur me urrejtje e revoltës përmban ide kundër emigrantëve dhe myslimanëve. Në të përmendet edhe Kosova, që sipas terroristit Tarrent, NATO ndërhyri duke mbrojtur myslimanët para krishterëve.

    Ndryshe, nga sulmi i djeshëm në dy xhami në Zelandë të Re mbeten të vrarë 50 persona. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!