×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje të tmershme në Venezuelë, makina ushtarake shkel civilët

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 18:49

    Lideri i opozitës, Juan Guaido ka është duke udhëhequr një protestë gjithë popullore në Venezuelë. Ai ka paralajmëruar rrëzimin e pushtetit në Nicolas Maduro.


    Protestat janë përshkallëzuar dhe dhuna është duke u përdorur nga ushtria dhe forcat speciale policore të Venezuelës, për të shpërndarë demonstruesit.

    Në një video të postuar nga CNN në rrjetin social Twitter shihet se si një makinë ushtarake shkel përmbi civilët që po protestojnë, transmeton Express.

    Ndryshe protestat e sotme janë duke u përkrahur nga shumë vende të botës. SHBA’ja, Franca dhe Brazili ndër të tjera po e përkrahin Guaidon si lider legjitim të shtetit amerikano jugor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!