×
  • Lajme
  • Botë

    Pamjet që kanë shokuar botën: Derisa njerëzit po digjeshin të gjallë, të tjerët vraponin pas valixheve

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 11:02

    Shkaku i saktë i rrëzimit të avionit në Moskë ende nuk është zbuluar dhe ndërkohë, në internet janë shfaqur edhe  pamjet e udhëtarëve të evakuuar që po shtynin valixhet dhe po mbanin çanta udhëtimi.


    Megjithatë, eksperti i aviacionit Geoffrey Tomas thotë se kjo sjellje e pasagjerëve ka shkaktuar probleme edhe më të mëdha, sepse ata e kanë bërë të vështirë për të tjerët që të largohen, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

    https://twitter.com/Breaking911/status/1125073198377328642

    40 pasagjerë dhe 1 anëtarë i ekuipazhit vdiqën në këtë aksident në Moskë, kur aeroplani shpërtheu në flakë gjatë uljes së detyruar. Në evakuimin prej 55 orësh, u shpëtuan 37 pasagjerë.

    Një zyrtar i aeroportit të Moskës tha se shpëtimi u bë  edhe më i vështirë nga udhëtarët që po vraponin pas bagazheve të tyre. Kujtojmë se anëtari i ekuipazhit Maksim Mojsev vdiq duke shpëtuar pasagjerët.

    “Është për të ardhur keq kur sheh udhëtarët duke vrapuar pas valixheve, disa prej tyre bënin edhe video”, thotë eksperti i aviacionit Geoffrey Tomas. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!