×
  • Lajme
  • Botë

    Papa Françesku emëron kardinalin e parë afro-amerikan

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 9:22

    Papa Françesku ka thënë se do të emërojë 13 kardinalë të rinj katolikë, midis tyre klerikun e parë afro-amerikan.


    Papa dha njoftimin për 13 kardinalët nga tetë kombe të ndryshme në një fjalim surprizë nga dritarja e tij me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit në Romë të dielën.

    Uilton Daniel Gregori, kryepeshkopi 72-vjeçar i Uashington DC, do të jetë njëri prej tyre.

    Kardinalët do të emërohen në një ceremoni në Vatikan në 28 nëntor. Kardinalët janë klerikët më të vjetër në Kishën Katolike Romake dhe në hierarki janë të vetmit që qëndrojnë poshtë Papës.

    Roli i tyre përfshin zgjedhjen e papës, i cili zgjidhet midis tyre në një mbledhje të fshehtë të njohur si konklavë. Ndërsa katër nga emërimet e reja janë mbi moshën 80 vjeç, ata nuk lejohen të votojnë sipas rregullave të Kishës.

    Nëntë të nominuarit që do të kenë të drejtën për të votuar janë nga Italia, Malta, Ruanda, Shtetet e Bashkuara, Filipinet, Kili, Brunei dhe Meksika.

    Në SHBA, Kryepeshkopi Gregori ka qenë një zë i shquar në përpjekjen për të çrrënjosur abuzimet brenda Kishës. Si president i konferencës së peshkopëve të SHBA-së, ai i bindi udhëheqësit e Kishës të miratonin dënime më të ashpra për abuzuesit në 2002.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!