Manovrat stërvitore ushtarake të përmasave më të mëdha që pas Luftës së Ftohtë po zhvillon Rusia në afërsi të shtetit amerikan të Hawai-t, një veprim që ndodh paralelisht me dialogun Biden-Putin në samitin bilateral të Gjenevës që u zhvillua ditën e sotme.
Në këtë stërvitje që po zhvillohet në Oqeanin Paqësor, vetëm 300 milje larg ujërave të SHBA-ve kanë marrë pjesë me qindra ekuipazhe të marinës ruse dhe janë përdorur armatime të rënda. Në përgjigje të manovrave ruse, SHBA-të kanë dërguar avionët ushtarakë F-22 në ishullin e Hawai-t. Sipas mediave ndërkombëtare që kanë kontaktuar gjeneralët amerikanë të stacionuar në Paqësor, ushtria ruse nuk ka kryer asnjë veprim provokues dhe është siguruar të qëndrojë në ujëra ndërkombëtare përgjatë manovrave.
Ky është një sinjal i Rusisë që nuk ndalon aktivitetin ushtarak edhe pas presionit ndërkombëtar dhe ndonëse Biden dhe Putin e cilësuan takimin e tyre “konstruktiv”, ashtu siç ishte paralajmëruar nuk është marrë ndonjë vendim i përmasave historike, veçse rikthimit të ambasadorëve në përfaqësitë e tyre diplomatike prej të cilave kanë munguar përgjatë javëve të fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.