×
  • Lajme
  • Botë

    Parashikimi i Macron: Do të jetojmë me Covid-19 të paktën deri në mes të vitit 2021

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 22:52

    Coronavirusi po përhapet në Francë më shpejt sesa në kulmin e valës së parë në pranverë, ndërkohë që Presidenti Emmanuel Macron është shprehur se Franca do të duhet të jetojë me coronavirusin të paktën deri në verën e ardhshme.


    Macron ishte për një vizitë në një spital në Pointoise, afër Parisit, nga ku tha se nuk kishte plane në këtë fazë për të zvogëluar shtetrrethimin, i cili synon parandalimin e përhapjes së virusit.

    “Kur dëgjoj shkencëtarët shoh se parashikimet janë në rastin më të mirë deri në Verën e ardhshme,” tha ai, duke shtuar se ishte shumë herët të thuhej nëse Franca po shkonte drejt bllokimeve të reja të plota ose të pjesshme.

    Franca raportoi 41,622 raste të reja COVID-19 të Enjten, një rekord i ri ditor, ndërkohë që në vend janë njoftuar planet për të zgjatur një shtetrrethim në 38 departamente të tjera administrative nga mesnata e së Premtes. Në tërësi, dy të tretat e 67 milion popullsisë së vendit do të jenë të mbyllur brenda natës nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit deri në fillim të dhjetorit./Reuters

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!