Pas dy muajve, Zelanda e Re raporton rastin e parë me COVID-19 brenda komunitetit

Zelanda e Re ka raportuar rastin e saj të parë të COVID-19 jashtë një strukture karantine në më shumë se dy muaj.


Sipas BBC, përcjell Telegrafi, zyrtarët e shëndetësisë thanë se një grua 56-vjeçare e cila ishte kthyer kohët e fundit nga Evropa rezultoi pozitive 10 ditë pasi përfundoi një periudhë të detyrueshme dy-javore të izolimit.

Përpjekjet për gjurmimin e kontakteve në vend janë duke u zhvilluar dhe autoritetet kanë publikuar një list të vende që gruaja vizitoi.

Zelanda e Re është vlerësuar gjerësisht për menaxhimin e pandemisë së COVID-19.

Vendi, me një popullsi prej 5 milionë banorësh, ka regjistruar 1,927 raste deri më tani dhe 25 viktima si pasojë e sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë tha se gruaja kishte rezultuar dy herë negative para se ta linte një institucion izolimi në Auckland më 13 janar.

Ajo filloi të zhvillonte simptoma të lehta dy ditë më vonë, të cilat më pas u përkeqësuan në mënyrë progresive. Bëhet e ditur se 56-vjeçarja doli pozitive të shtunën dhe u izolua në shtëpi.

Në një konferencë shtypi të dielën, Ministri i Shëndetësisë, Chris Hipkins, tha se ishte shumë herët për të spekuluar mbi “origjinën ose llojin e infeksionit”.