×
  • Lajme
  • Botë

    Pas Francës, edhe Polonia në izolim: Mbyllen qendrat tregtare dhe hotelet deri në 9 Prill

    Reporteri
    19 Mars 2021 | 16:38

    Vala e tretë e coronavirusit në Poloni ka shkaktuar rritje të numrit të të infektuarve me 25 mijë e 998 raste të konfirmuara, me një rritje prej 38% në krahasim me një javë më parë. Ndërsa numri i viktimave është rritur me 19 %.


    Zyrtarët e shëndetësisë thonë se shkak për këtë është bërë përhapja e variantit britanik të coronavirusit. 18 % më shumë se një javë më parë janë shtruar në spital, dhe numri i atyre në trajtim intensiv është më i larti se në çdo fazë që nga shpërthimi i pandemisë.

    Për këto arsye, Policia futet në bllokim të pjesshëm kombëtar nga dita e nesërme.

    Do të mbyllen qendrat tregtare, hotelet, mjediset kulturore dhe sportive deri me datë 9 Prill. Ndërsa klasat nga e para deri në të tretë do t’i rikthehen mësimit online.

    Në të gjithë vendin, shkollat janë mbyllur kryesisht për pjesën më të madhe të një viti, përveç shkollave fillore.

    Restorantet, baret dhe kafenetë ofrojnë vetëm shërbime në ofrimin e produktit duke mos lejuar qëndrimin në ambientet e këtyre bizneseve.

    Maskat e fytyrës janë të detyrueshme që të mbahen në hapësirat publike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!