×
  • Lajme
  • Botë

    Pas sulmit, kryeministrja e Zelandës e falë xhumanë

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 9:21

    Në Zelandë të Re është  falur xhumaja dhe  është mbajtur një heshtje dyminutëshe në ceremonitë që shënojnë bërjen një javë që nga sulmet në xhamitë në Christchurch.

    Kryeministrja Jacinda Ardern u bashkua me mijëra qytetarë pranë xhamisë së Al-Noorit, një nga dy xhamitë që ishin pre e sulmit terrorist të premten e kaluar.

    Imami Gamal Fouda, i cili drejton lutjet deklaroi se janë të goditur por nuk janë thyer, transmeton Gazeta Metro.

    Pesëdhjetë njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet terroriste të bëra nga Brenton Tarrant, një supremacist i vetëshpallur i bardhë, i cili tashmë është akuzuar për vrasje dhe pritet të përballet me akuza të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!