×
  • Lajme
  • Botë

    Pasi humbi bastionin e fundit sirian, ISIS planifikon sulme të përgjakshme në Evropë

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 17:16

    Një ditë pas disfatës së madhe ku militantët ISIS-it humbën edhe bastionin e fundit në Siri, xhihadistët e kësaj organizate raportohet se po planifikojnë sulme vetëvrasëse në Evropë, transmeton Reporteri.net


    Fanatikët e ISIS-it thuhet se janë duke krijuar të ashtuquajturat “qelizat e gjumit”  – në Siri dhe në Perëndim me qëllimin e vetëm ‘për të vrarë armiqtë e Perëndisë’.

    Sipas  disa teksteve të shkruara nga xhihadistët e ISIS-it dhe të publikuara nga mediat e huaja, ISIS synon të rekrutojë ‘sa më shumë vëllezër vetëvrasës’ që të jetë e mundur dhe po ashtu të mbledhë sa më shumë armë në dispozicion.

    Planet e grupit terrorist janë zbuluar në një hard drive të lënë pas gjatë një beteje në shkretëtirën siriane, shkruan sot The Sunday Times.

    Në letrat e publikuara, xhihadistët pohojnë se kanë aleatë “që duan të punojnë në zona shumë larg Shtetit Islamik” dhe të kryejnë sulme në Evropë. Në një letër nga një udhëheqës i ISIS-it thuhet: “Çdo person që përbën një kërcënim ndaj shtetit kalifat, duhet vetëm të na dërgoni foton e tij, vendin ku ai jeton dhe numrin e tij. ‘Pastaj prisni që ne t’ju dërgojmë videon e vrasjes së tij, me vullnetin e Perëndisë’.

    ISIS-i më parë kishte marrë përgjegjësi për sulmin në Paris, në vitin 2015 dhe për sulme të tjera në Evropë gjatë vitit 2017.

    Shefat e sigurimit në Evropë dhe SHBA kanë paralajmëruar se ISIS ende mbetet kërcënim, pavarësisht humbjes së kontrollit të enklavës së fundit në Siri./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!