×
  • Lajme
  • Botë

    Për herë të parë në histori: Pjesa më e madhe e liderëve të Evropës pa pasardhës

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 13:08

    Ndër ata që nuk kanë pasardhës janë kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministrja britanike Theresa May, Presidenti francez Emanuel Macron, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker…


    Udhëheqësit e vendeve  evropiane nuk kanë fëmijë, gjë që, sipas analistëve, është hera e parë në histori. Në mesin e atyre që nuk kanë pasardhës janë kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministrja britanike THeresa May, presidenti francez Emanuel Macron, guvernatorët italianë, suedezë, holandezë dhe Luksemburgut si dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

    Derisa disa e shohin këtë si një fakt aspak të rëndësishëm, të tjerët thonë se kjo flet shumë për faktin se në çfarë drejtimi po shkon kontinenti i vjetër, transmeton Reporteri.net

    “Për ata që nuk kanë pasardhës, mendimi rreth asaj se kah po shkojnë gjeneratat që vijnë nuk është një prioritet. Kjo është arsyeja pse këta njerëz po sillen gjithnjë e më shumë sikur  ata janë gjenerata e fundit dhe e shohin veten në fund të zinxhirit”, thonë psikologët.

    Ata shtojnë se kjo mund të jetë arsyeja pse gjithnjë e më shumë njerëzit në Evropë vendosin të mos kenë pasardhës. 

    “Udhëheqësi i vendit është një model për të gjithë ne. Ne të gjithë i kemi sytë kah ata, dhe nëse nuk kanë fëmijë, ata u dërgojnë mesazhe të gabuara njerëzve. Për shembull, Merkel nuk ka fëmijë, dhe sipas të dhënave më të fundit, madje 30 përqind e femrave në Gjermani gjithashtu nuk kanë pasardhës”, shpjegojnë ekspertët.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel (63) nuk ka folur hapur për arsyen pse ajo nuk ka fëmijë, por supozohet se nuk mund t’i ketë. Dyshohet  se kjo ishte arsyeja që ajo u divorcua në vitin 1982 nga burri i parë Ulrich Merkel, mbiemrin e të cilit e mban edhe sot.

    Burri i saj i dytë Joakim Sauer, të martuar në vitin 1998, ka dy djem të rritur nga një martesë e mëparshme, megjithatë, ata nuk kanë fëmijë së bashku. Nga ana tjetër, disa thonë se Merkel nuk ka qenë kurrë shumë e interesuar për të pasur pasardhës, por ajo ka qenë gjithmonë e orientuar tek karriera në radhët të parë. Për shkak stë kësaj arsye ajo u sulmua disa herë  nga kryetarja e AfD, Frauke Petri. Ajo deklaroi  se për shkak të faktit që nuk ka fëmijë, Merkel nuk e bën aq sa duhet punën si kancelare.

    Image result for angela merkel and husband

    Kryeministrja britanike Theresa May së fundmi ka folur pikërisht për këtë temë duke thënë se ajo dhe burri i saj, Philip, nuk mund të kenë fëmijë. Ajo tha se të dy ishin takuar në Universitetin e Oksfordit dhe se të dy donin të kishin pasardhës. Megjithatë, doli se nuk mundeshin.

    “Ne jemi përpjekur gjatë gjithë kohës dhe kemi kërkuar ndihmë mjekësore për vite, por nuk ka funksionuar. Në fund, ne u siguruam se përfundimisht nuk mund të kemi fëmijë dhe se duhet të kënaqemi me atë që kemi në jetë”, tha May dhe theksoi se mungesa e pasardhësve është gjëja më e keqe në jetë.

    Image result for theresa may and husband

    Presidenti i ri francez Emanuel Macron, 40 vjeç, është i martuar me një grua 64 vjeçare e cila ka tre fëmijë nga martesa e mëparshme. Ata u takuan kur ai ishte  vetëm 15 vjeç ndërkohë që ajo ishte 39. Meqenëse ajo ishte shumë më e vjetër se ai, fëmijët nuk ishin në plan që nga fillimi.

    “Macron e dashuron shumë bashkëshorten, fëmijët e saj dhe të gjithë shtatë nipërit  si të ishin të tij”, shkruajnë mediat franceze.

    Image result for emmanuel macron and wife

    Jean-Claude Juncker (63) ishte kryeministër  i Luksemburgut dhe më pas në vitin 2014 u bë kreu i Komisionit Evropian. Që nga viti 1979 është i martuar me Christian Frising, një bijë e nazistit, i cili ishte një nga të ashtuquajturit komisionerët e propagandës së Hitlerit. Përse ata të dy nuk kanë fëmijë është fakt i panjohur, megjithatë, shumë thonë se kjo është për shkak se ai ia kushtoi veten karrierës së tij.

    “Nuk ka fëmijë, nipër e mbesa, as hobi. Shumica e tyre e quajnë atë një alkoolik, prandaj ai është një nga udhëheqësit me më pak popullaritet në Evropë”,shkruanin dikur mediat për Junkerin.

    Image result for Jean-Claude Juncker and wife

    Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon  47 vjeç, e martuar me kolegun e saj të partisë, Peter Marell, shpesh u sulmua nga një kundërshtarët për shkak të mungesës së fëmijëve. Për shkak të këtyre sulmeve, ajo zbuloi vitin e kaluar se për të bërë fëmijë është kujtuar vonë.

    “Për fat të keq, shoqëria jonë është ende primitive dhe supozimet e gabuara për gratë që nuk kanë fëmijë, veçanërisht ato në politikë, janë akumuluar. Megjithëse kjo është një gjë krejt intime, arsyeja pse nuk kam fëmijë është se unë nuk kam menduar për këtë në kohën e duhur. Dhe pastaj, në moshën 40 vjeçare, kisha një abort”, tha Sturgeon.

    Ajo shtoi se nuk e di nëse do të ishte Kryeministre  Skocisë nëse do të lindte fëmijë

    “Nëse do ta ktheja kohën për të menduar se a dëshiroj fëmijë, do ta pranoja menjëherë. Megjithatë, në qoftë se çmimi do të ishte për të mos bërë, atë që bëj sot, atëherë kurrë nuk do të kisha lindur”, u shpreh ajo. /Reporteri.net

    Image result for nicola sturgeon and husband

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!