×
  • Lajme
  • Botë

    Përfundon procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut, kaq qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 19:46

    Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e presidentit të ri në Maqedoninë e Veriut.


    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 18.30 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 39.71 përqind e trupit të përgjithshëm votues, apo rreth 600 mijë qytetarë nga afër 1.8 milion me të drejtë vote.

    Bazuar në rrjedhën e procesit, sipas KSHZ-së, dalja në votime në këto zgjedhje pritet të arrijë pak mbi 40 për qind. KSHZ-ja ka bërë të ditur se procesi zgjedhor u zhvillua kryesisht në atmosferë të qetë dhe demokratike.

    Qytetarët me pritje të ndryshme nga presidenti i ri në Maqedoninë e Veriut
    Në Maqedoninë e Veriut, në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur kutitë e votimit ku rreth 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin presidentin e ri të shtetit.

    Në garë për pasardhësin e Gjorge Ivanovit janë tre kandidatë; Stevo Pendarovski, i nominuar nga Lidhja Social Demokrate dhe 31 parti tjera, përfshirë edhe Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit; Gordana Silajnovska-Davkova, kandidate e opozitës maqedonase të udhëhequr nga VMRO DPMNE dhe Blerim Reka, kandidat i propozuar nga dy partitë shqiptare të opozitës, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!