×
  • Lajme
  • Botë

    Përgjigja që të gjithë po e presin: Me sa vite burg mund të dënohet terroristi Brenton Tarrant

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 14:10

    Australiani Brenton Tarrant, i cili kreu sulmet terroriste në dy xhami në Zelandën e Re, duke vrarë 49 persona dhe duke lënë të plagosur po aq të tjerë, është paraqitur dje para gjykatës ku akuzohet për vrasje.


    Kjo është masakra më e madhe në Zelandën e Re dhe kundër tij priten shumë akuza. Kryeministrja  e këtij vendi, Jassinda Ardern, i quajti sulmet si akt terrorist.

    Mirëpo çdokush po pyet se çfarë dënimi e pret këtë vrasës të pamëshirshëm sipas ligjeve të Zelandës së Re.

    Zelanda e Re ka hequr dënimin me vdekje në vitin 1989 dhe dënimi më i ashpër për krimet e kryera në këtë territor është “burgim i përjetshëm”, transmeton Reporteri.net

    Përndryshe, pas një periudhe të caktuar kohore, të dënuarit mund të lirohen dhe periudha që ata duhet të kalojnë  në burg varet nga vepra penale me të cilën akuzohen, por edhe nga rrethana të tjera, nëse vlerësohet se i burgosuri është penduar dhe se nuk paraqet më rrezik për shoqërinë etj. Kjo periudhë nuk mund të jetë më e shkurtër se 10 vjet, dhe vetëm pas 10 vitesh burg, mund të hapet çështja e lirisë së kushtëzuar.

    Për momentin, dënimi maksimal prej 30 vitesh burg i është dhënë William White, i cili vrau tre vetë gjatë një vjedhje. Ai u dënua fillimisht me 33 vjet burg dhe pastaj dënimi i tij u zvogëlua pas apelit.

    Nuk ka kufizim moshe për dënimet e përjetshme, kështu që autorët e veprave penale të cilët ishin 13 vjeç në kohën kur kryenin krimin janë dënuar.

    Aktualisht nuk ka një person të dënuar që nuk ka të drejtën e lirisë së kushtëzuar dhe pyetja mbetet nëse Tarrant do të bëhet i burgosuri i parë në Zelandën e Re, liria e të cilit do të jetë e pamundur!

    Sidoqoftë, minimumi i dënimit në lidhje me një akt terrorist është një dënim prej 17 viteve burg, thonë ligjet e këtij vendi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!