×
  • Lajme
  • Botë

    Përleshje me armë në një burg në Ekuador, pesë të burgosur të vdekur dhe disa të tjerë plagosur

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 18:24

    Një përleshje me armë në një burg në Ekuador la pesë të burgosur të vdekur dhe 15 të plagosur të mërkurën, incidenti i fundit vdekjeprurës në burgjet e mbipopulluara të vendit.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dhuna në një burg në Guayaquil ndodhi në një sektor ku mbahen anëtarët e bandës Los Choneros.

    Kjo ndodhi pak pasi një avokat i bandës u qëllua për vdekje në kryeqytet.

    Në shkurt, luftimet e njëkohshme në katër burgje lanë 79 të vdekur. Dhuna tronditi vendin dhe zbuloi fuqinë e bandave që veprojnë në burgje.

    Dhuna e së mërkurës ndodhi në 10:00 me kohën lokale në Penitenciaría del Litoral dhe autoritetet po hetojnë nëse kjo ka lidhje me vrasjen e avokatit në Quito.

    Autoriteti i burgut tha se 37 të burgosur po hetoheshin dhe se siguria u përforcua në burgjet në të gjithë vendin.

    Penitenciaría del Litoral ishte një nga katër burgjet ku ndodhi dhuna e shkurtit, incidenti më vdekjeprurës në burgjet e vendit në vite. Besohet se luftimet u nxitën nga një betejë për kontrollin e burgjeve pasi një udhëheqës bande u vra në dhjetor.

    Sistemi i burgjeve të Ekuadorit ka kapacitet për 29,000 të burgosur, por një popullsi të burgosurish prej 38,000, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Ka 1,500 roje për t’i mbikëqyrur ata, një mungesë prej rreth 2,500, sipas ekspertëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!