×
  • Lajme
  • Botë

    Përmbysja e varkës në Budapest, pasagjerët ishin pa jelek shpëtimi

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 18:02

    Pasagjerët e varkës së vogël të përmbysur në lumin Danub në Budapest, nuk kishin veshur jelekët e shpëtimit.


    Lajmi vjen nga mediat hungareze, duke nënvizuar se viktimat, trupat e të cilëve janë gjetur dhe janë shtatë në total, nuk kishin veshur jelekë shpëtimi dhe disa prej tyre janë gjetur shumë larg nga vendi ku ndodhi përmbysja.

    Të zhdukurit rezultojnë të jenë 21 vetë, pjesa më e madhe turistë koreano jugorë.

    Sipas autoriteteve hungareze, janë të pakta shpresat për të gjetur të tjerë të mbijetuar nga tragjedia.

    Operacionet e ndërhyrjes së shpejtë janë penguar nga rrjedha e vrullshme e lumit, niveli it ë cilit është rritur si pasojë e shirave të ditëve të shkuara.

    Ditën e djeshme (të enjten) u ndalua komandanti i varkës, stil kryqëzor.

    Bëhet fjalë për një shtetas 64 vjeçar ukrainas, i identifikuar si Yurij C. dhe akuzohet për lundrim të rrezikshëm, për shkak të incidentit.

    Policia ka kërkuar ta transformojë ndalimin e tij në arrestim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!