×
  • Lajme
  • Botë

    Kaos në Beograd: Përplasen sigurimi i Emine Erdogan me qytetarët serbë

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 8:58

    Gjatë vizitës së bashkëshortes së presidentit turk, Emina Erdogan dje në ambasadën turke, pati një keqkuptim në një kafene aty pranë mes sigurimit të Zonjës së Parë turke dhe mysafirëve që ishin të pranishëm aty.


    Përkatësisht, siç shkruan N1, sigurimi i Emina Erdogan, i armatosur  hyri në një kafene aty pranë në rrugën Krunska, Beograd, për të vlerësuar situatën e sigurisë në atë pjesë të qytetit me rastin e vizitës së zonjës së parë, transmeton Reporteri.net.

    Sidoqoftë, disa të ftuar dhe një nga kamerierët i ndaloi ata për të mos hyrë, duke u thënë atyre se nuk donin që njerëz të armatosur të hynin në kafene.

    Dëshmitarët okularë për N1, thanë se ndodhi një grindje midis sigurimit të armatosur dhe mysafirëve të kafenesë.

    Zyrtarët turq të sigurisë më pas thirrën një shef sigurie të ambasadës duke bërë që situata më pas të qetësohej. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!