×
  • Lajme
  • Botë

    Shembet ura në Brazil pasi përplaset nga trageti

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 9:14

    Një traget është përplasur me një urë në shtetin verior të Brazilit të Para, duke shembur 200 metra urë në lumin Moju.


    Dëshmitarët thanë se dy makina të vogla ranë në ujë, pasi anija u përplas me një nga shtyllat.

    Nuk është e qartë sesa njerëz janë lënduar ndërsa zhytësit po kërkojnë për të mbijetuar në lumë.

    Pesë anëtarët e ekuipazhit në anije raportohen se i kanë mbijetuar aksidentit të rëndë.

    Guvernatori i Para, Helder Barbalho shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

    “Prioriteti ynë është kërkimi i viktimave dhe dhënia e mbështetjes së plotë familjeve të tyre,”-tha ai për median shtetërore.

    Barbalho publikoi pamjet e urës së rrëzuar prej 860 metrash në Tëitter.

    Ura në rajonin e Amazon shtrihet në një nga portet më të ngarkuara të Brazilit, Belem.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!