×
  • Lajme
  • Botë

    Përshkallëzohen protestat në Mianmar, 4 të vrarë dhe disa të plagosur

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 13:27

    Ushtrinë e Mianmarit nuk po e zmbrapsin sanksionet e shteteve perëndimore dhe vijon ta kundërshtojë dorëzimin e pushtetit. Protestat qytetare kundër juntës ushtarake prodhuan disa viktima në fundjavë.


    Policia birmane ndërhyri dhunshëm të dielën për të shpërndarë protestat kundër regjimit të ri ushtarak.

    Të paktën katër persona raportohet se u qëlluan për vdekje me plumba dhe disa u plagosën.

    Në qytetet e Jangonit dhe Daueit, u përdor gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese ndaj turmave që improvizonin barrikada në rrugët kryesore.

    “Na qëlluan edhe dje, edhe ditët përpara. I kam thënë mirupafshim familjes para se të dilja nga shtëpia, në rast se nuk kthehem më, fatkeqësisht. Ushtria e di që ka humbur dhe nuk po dorëzohet, por as ne nuk ua kemi frikën e nuk do dorëzohemi.”

    Ushtria e Mianmarit mori me dhunë kontrollin e qeverisë më 1 shkurt, dhe nuk ka pranuar ta lëshojë atë me gjithë thirrjet e ndërkombëtarëve.

    Vendi shkarkoi në fundjavë edhe të dërguarin e vet në Kombet e Bashkuara pasi ai bëri thirrje për ndërhyrje me çdo mënyrë për të kthyer normalitetin në vend dhe për t’i kthyer pushtetin kryeqeveritares, Aun San Su Çi, e cila qëndron në arrest shtëpiak.

    Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura, ndaj kanë premtuar së shpejti zgjedhja të reja parlamentare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!