×
  • Lajme
  • Botë

    Po e priste gruan dhe vajzën para kishës kur gjithçka eksplodoi: Rrëfimi nga Sri Lanka që ua thyen zemrën

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 16:08

    Një burrë nga Australia, i cili humbi gruan dhe vajzën në sulmet terroriste në Sri Lanka, i përshkroi ngjarjet si “të sëmura”.


    Gjyqtari Colone rrëfeu se po priste jashtë kishës për Pashkë, kur një bombë shpërtheu në kishë, duke vrarë gruan e tij Manik Suriarachi dhe vajzën e tyre 10-vjeçare, Aleksandri.

    “Humbja e gruas dhe vajzës … Nuk di si ta shpjegoj”, fillon ai rrëfimin e tij. Ai doli nga makina pak më herët sesa familja e tij dhe sapo doli pa tmerrin me sy, transmeton Reporteri.net.

    “Isha afër kishës kur u dëgjua një shpërthim i madh. Vrapova brenda për të kërkuar gruan dhe vajzën time. E gjeta vajzën, por ajo tashmë ishte e vdekur. U përpoqa ta ngrija gruan. Ajo dëshironte të thoshte diçka, por i tërë trupi i saj ishte i përgjakur. E ngrita, dhe u nisa për në spital por gjatë rrugës, ajo vdiq”, tha ai duke qarë. 

    Ai e përshkroi vajzën e tij 10 vjeçare si “një person i veçantë që i pëlqente të vallëzonte dhe të kompozonte këngë”. “Jam i zemëruar, nuk di ç’të bëj. Këta njerëz janë me të vërtetë të sëmurë. Si mund ta bënte dikush këtë? Të vrasësh njerëz të pafajshëm në kishën e tyre…, pyet i trishtuar ai./Reporteri.net

    Ky është rrëfimi i plotë i tij:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!