×
  • Lajme
  • Botë

    Policia ruse vret një 16-vjeçar në rajonin me shumicë myslimane, theri një polic

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 8:46

    Hetuesit rusë thanë të premten se policia ka qëlluar për vdekje një adoleshent 16 vjeç në rajonin me shumicë myslimane, Tatarstan, pasi ai u përpoq t’ia vinte flakën një stacioni policor dhe theri me thikë një zyrtar policor.


    Komisioni Hetues i Rusisë, i cili merret me krime më të rënda, tha përmes një deklarate se është duke e trajtuar incidentin si akt terrorist në tentativë dhe ka hapur një rast kriminal, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Në deklaratën e këtij komisioni thuhet se adoleshenti u mundua t’ia vë flakën një stacioni policor në qytezën Kukmor përmes koktejit të Molotovit dhe theri së paku tri herë një zyrtar policor gjatë përpjekjes për arrestimin e tij.
    Theksohet se një polic tjetër ka shtënë në ajër në shenjë paralajmërimi para se të detyrohej ta qëllonte të riun. Njoftohet se adoleshenti vdiq në vendin e ngjarjes para se aty të arrinin mjekët.

    Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi i sulmuesit për ta kryer këtë akt. Identiteti i tij nuk është publikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!