×
  • Lajme
  • Botë

    Politika e pandemisë: Kemi nevojë për bashkëpunim, jo perballje

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 11:33

    Covid-19 ka treguar së është katastrofa më e madhe humanitare dhe ekonomike e shekullit. 2.7 milion njerëz kanë vdekur tashmë nga virusi. Recesioni për shkak të Covid vlerësohet të jetë dy herë më i thellë se ai në 2008.


    Në fund të fundit, e vetmja mënyrë për të dalë nga pandemia është vaksinimi i gjithë popullsisë së botës. Megjithatë, ka pasur një shpërthim alarmant të qasjes “vendi im fillimisht” për shpërndarjen e vaksinave.

    Në shkurt, SHBA njoftoi se nuk do të dhuronte asnjë dozë në vendet e varfra derisa të kishte një furnizim të bollshëm. Këto janë vendime politike, pasi askush nuk dyshon në aftësinë e secilit vend për të vaksinuar popullatat e tyre.

    Kjo është arsyeja pse kërcënimi i BE-së për të kufizuar eksportin e vaksinave të prodhuara në vend është kaq shqetësues. Brukseli ka mjaft vaksina. Pasi u pengua eksporti i vaksinave, udhëheqësit e bllokut duhet ta kuptojnë se nuk është e arsyeshme t’i shpërndahen doza të tjera Britanisë, e cila tashmë ka vaksinuar gjysmën e popullsisë së saj, raporton abcnews.al

    Udhëheqësit europianë duhet të kuptojnë se vetëm bashkëpunimi mund t’i japë fund pandemisë.

    Pa koordinim në të gjithë botën, nuk do të ketë asnjë mënyrë për të vaksinuar 8 miliardë njerëz në planet. Vaksinimi i të gjithë popullsisë së globit në të njëjtën kohë nuk është bërë kurrë. “Por nëse ne jemi të aftë të vendosim një rover në Mars,” shkroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, “ne me siguri mund të prodhojmë miliarda vaksina dhe të shpëtojmë shumë jetë në tokë”

    Vetëm një pjesë e vogël e vendeve kanë burime dhe njohuri teknike për të prodhuar vaksinat Covid nga e para. SHBA, BE dhe MB, kanë prodhuar ilaçe të reja. Po kështu edhe Kina, Rusia dhe India. Një luftë tregtare mbi vaksinat do të çonte në një cikël vendesh që bëjnë oferta kundër njëri-tjetrit dhe rrisin çmimin e trajtimeve.

    Zinxhirët e furnizimit do të ndërpriteshin gjithashtu ndërsa vendet do të grumbullonin burime thelbësore të tilla si lëndët e para dhe pajisjet. Rrjeti i prodhimit botëror të ilaçeve e bën atë të brishtë, raporton abcnews.al

    Britania ka porositur 60 milion doza nga firma amerikane Novavax. Po sikur nacionalizmi i vaksinave të bllokonte përbërësin e tij kryesor: një përbërës natyral i nxjerrë nga pema Quillaja saponaria dhe e përpunuar në Suedi?

    Rreth 450 milion doza vaksine janë administruar në të gjithë botën, e barabartë me 5.8 doza për çdo 100 njerëz. Por në vendet më të varfra, vështirë se dikush është vaksinuar. Nëse vaksinat Sars-CoV-2 janë më pak efektive kundër varianteve të reja, do të kërkohet më shumë kapacitet prodhues, trajtimet do të duhet të azhurnohen dhe vendet mund të duhet të rrisin nivele e vaksinimit për të arritur imunitetin e tufës.

    Ulja e rasteve të reja për shkak të rritjes së niveleve globale të vaksinimit është, në fund të fundit, strategjia e vetme efektive për uljen e rrezikut të varianteve të reja që janë më ngjitëse, vdekjeprurëse ose rezistente ndaj vaksinave aktuale.

    Vendet e pasura duhet të kuptojnë se të shërbesh vetëm për interesa politikë afatshkurtër është kundërproduktive.

    Struktura e OBSH-së Covax kishte për qëllim që çmimet e vaksinave të ishin të ulëta. Por Covax synon të vaksinojë vetëm një të pestën e njerëzve më të varfër në botë këtë vit dhe po përballet me një mungesë prej 2 miliardë dollarësh edhe për ta realizuar diçka të tillë.

    SHBA, MB dhe BE kanë bllokuar për muaj me radhë një propozim në Organizatën Botërore të Tregtisë, të paraqitur nga India dhe Afrika e Jugut, për të hequr dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale për vaksinat Covid-19.

    Pjesa tjetër e botës nuk mund të vazhdojë të presë për dikë që t’i shpëtojë. Ekziston një zgjidhje e provuar dhe e testuar : gjatë krizës së HIV / Aids, OBT ra dakord për një model licencimi që zgjeroi aksesin e përballueshëm për ilaçe dhe kompensoi kompanitë e barnave.

    Bota e pasur duhet të ketë fleksibilitet në raste emergjente. Nëse një pandemi globale nuk meriton një koncesion të tillë, atëherë cila e meriton? Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

    Bota
    Abcnewsplus

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!