×
  • Lajme
  • Botë

    Pompeo në vizitë të paparalajmëruar në Bagdad

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 14:49

    Vizitë e befasishme e sekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Bagdad, ku u takua me kryeministrin e Irakut, Adel Abdul Mahdi, raportojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve duke cituar një burim të qeverisë irakiane.


    Pompeo, i cili ishte në një mision në Evropë, kishte anuluar papritmas vizitën e planifikuar në Berlin duke theksuar se vendimi ishte mbi “çështje të sigurisë ndërkombëtare”, të ditëve të fundit, pas një përshkallëzimi të tensioneve midis SHBA dhe Iranit.

    Në Berlin, Pompeo do të takohej me kancelaren Angela Merkel dhe ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Heiko Maas.

    Ditët e fundit administrata Trump ka dërguar një aeroplanmbajtëse dhe ka në gatishmëri disa aeroplanë bombardues në Gji. Ajo akuzon Teheranin se po përgatit një sulm kundër trupave amerikane në Lindjen e Mesme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!