Portugalia zgjati kufizimet në udhëtim përmes tokës dhe detit me Spanjën deri në 15 prill, ndërsa punon për të parandaluar perhapjen e Covid-19.
Kufizimet ishin parashikuar të përfundonin ditën e sotme.
Ministria e brendshme tha që kufizimet do të qëndronin në vend për 11 ditë të tjera, duke shtuar se masat nuk parandaluan që qytetarët ose banorët e Portugalisë të hyjnë në vend.
Automjetet që transportojnë mallra, automjete emergjente dhe punëtorët sezonalë të kufirit janë gjithashtu të përjashtuar.
Shtetasit nga Britania, Brazili dhe Afrika e Jugut – ku u zbuluan për herë të parë variante më ngjitëse të koronavirusit – ose çdo vend me një normë infeksioni mbi 500 raste për 100,000 njerëz duhet të karantinohen për 14 ditë nëse kanë hyrë përmes kufirit tokësor, tha deklarata.
Portugalia, e cila deri më tani ka raportuar 780,322 raste COVID-19 dhe 16,879 vdekje, po heq ngadalë disa kufizime, pasi qëndroi e izoluar për tre muaj që nga fillimi i këtij viti, raporton Reuters.
Ndërkohë, Greqia tha ditën e sotme se po zgjate kufizimet në fluturimet e brendshme deri në 12 Prill dhe fluturimet ndërkombëtare deri në 19 Prill pasi numri i infeksioneve të reja atje vazhdon të rritet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.