×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti i ardhshëm i BE-së: Turqia le të na harrojë

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 9:42

    Turqia “nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”, insiston Manfred Weber, kreu i Partisë Popullore Evropiane (PPE), pretendent kryersor për të zëvendësuar Jean-Claude Juncker si kryesues i Komisionit Europian.


    Weber është kandidati kryesor për PPE i qendrës së djathtë, i cili pritet të  zgjedhet në muajin e ardhshëm.

    “Me Turqinë, besoj në një bashkëpunim të fortë siç kemi bërë me traktatin e migrimit”, tha Weber, duke shtuar se duhet të merren parasysh edhe lidhje “më të forta” ekonomike dhe kulturore.

    Por ai gjithashtu përsëriti se është kundër anëtarësimit të Turqisë: “Ju dëshironi të keni një marrëdhënie të fortë dhe të mirë midis Turqisë dhe BE-së, por mendoj se duhet të jemi të sinqertë, dhe kjo nënkupton që Turqia nuk mund të bëhet anëtare e jona”.

    Turqia ka qenë zyrtarisht kandidate për t’u bashkuar me BE-në që nga viti 1999. Negociatat e pranimit filluan në tetor 2005 por u zvarritën deri në 2016-tën pasi dy partitë arritën një marrëveshje mbi migrantët dhe refugjatët pavarësisht negociatave të anëtarësimit të përshpejtuara, si një nga kushtet.

    Sipas traktatit, Ankaraja do të merrte çdo refugjat sirian që arrinë në mënyrë të paligjshme në Greqi. Si pjesë të marrëveshjes, presideti i Turqisë mirëpriti refugjatët në Turqi. BE u dha qasje pa viza qytetarëve turq në zonën e BE-së dhe ranë dakord për një ndihmë financiare prej 3 miliardë euro për t’u marrë me krizën, shifër ende e pa kompletuar.

    Më herët, BE kishte thënë se dëshira e Turqisë për t’u bashkuar me bllokun “duhet të përputhet me reformat korresponduese” dhe se vendi “po lëviz në drejtim të kundërt me Bashkimin Evropian”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!