×
  • Lajme
  • Botë

    Princi i Suedisë Carl Philip dhe gruaja e tij infektohen me Covid, familja mbretërore i nënshtrohet testit

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 20:42

    Princi i Suedisë Carl Philip dhe gruaja e tij, Princeshë Sofia, janë vetëizoluar pasi kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.


    Lajmin e ka bërë të ditur mbretëria përmes një deklarate ku thuhej:

    “Carl Philip, djali 41-vjeçar i Mbretit Carl XVI Gustaf dhe Mbretëreshës Silvia dhe Sofia, 35 vjeç, “kanë simptoma të gripit” dhe po shërohen në shtëpi në Stokholm me dy fëmijët e tyre të vegjël. Mbreti dhe mbretëresha, si dhe Princesha e Kurorës Victoria dhe burri i saj, Princi Daniel, të gjithë do të testohen si një masë paraprake”

    Sipas tabloidit Aftonbladet, familja mbretërore u mblodh për varrimin e vëllait të mbretëreshës javën e kaluar, por të gjithë dolën negativë përpara se të merrnin pjesë në ceremoni.

    Suedia është e njohur për qasjen e saj të butë ndaj pandemisë së koronavirusit, duke mos u mbyllur si vendet e tjera. Deri të mërkurën, Suedia kishte regjistruar gjithsej 230,514 raste vdekje nga Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!