×
  • Lajme
  • Botë

    Protestuesit e qetë pranë Shtëpisë së Bardhë pas vendosjes së shtetrrethimit

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 9:19

    Protestës së mbrëmshme para Shtëpisë së Bardhë në SHBA i mungoi tensioni i demonstratave të netëve të mëparshme.


    Turma ishte paqësore, e sjellshme madje, pasi ata protestuan për vdekjen e George Floyd ndërsa ishte në paraburgim të policisë në Minesota, njofton Klan Kosova.

    Protestuesit shkruan parulla si “Lives Matter” në asfaltin përpara kishës së Shën Gjonit.

    Protestuesit që brohorisnin kishin maska, por jo edhe distancimin e duhur fizik sipas rekomandimeve për shmangien e Covid-19.

    Një protestues, Mati Yiheyis, një student 21-vjeçar i kolegjit në Universitetin e Virxhinias, tha se frika nga koronavirusi bëri që shumë të moshuar të mos dalin në protesta.

    Një orë pasi u vendos shtetrrethimi turma u rrallua, por megjithatë qindra të tillë mbeten afër rrethojave.

    Të hënën, oficerët e zbatimit të ligjit në këmbë dhe me kalë i larguan në mënyrë agresive protestuesit nga parku Lafayette, duke i hapur rrugën presidentit Donald Trump të bënte një fotografi në kishën e Shën Gjonit, e njohur si kisha e presidentëve.

    Të martën, pastorët në kishë u lutën me demonstruesit dhe shpërndanë shishe uji.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!