×
  • Lajme
  • Botë

    Protestuesit përleshen me policinë në Bruksel

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 19:00

    Anëtarët e Jauds Gilets kanë protestuar të dielën në Bruksel pasi votuesit shkuan në votime në të gjithë Evropën për të zgjedhur një parlament të ri të BE-së.


    Kjo protestë ka shpërthyer në dhunë, për shkak të të cilës policia është detyruar të përdorë sprej piperi.

    Qindra protestues protestuan kundër padrejtësive shoqërore, dhe , në këtë protestë kishte njerëz me pantallona të zeza që provokuan sulme ndaj organeve të sigurisë.

    Disa orë më vonë protestuesit dhe policia u përleshën përsëri jashtë selisë qendrore të Institucionit Evropian.

    Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Hungaria, janë në mesin e shteteve, që sot votuan përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian prej 751 vendesh.

    Holanda, Britania e Madhe, Irlanda, Letonia, Malta, Sllovakia dhe Republika Çeke, kanë votuar më herët pasi në këto vende e diela nuk është dita tradicionale e zgjedhjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!