×
  • Lajme
  • Botë

    Publikohen xhirimet e fshehta: Ja si i kalonte ditët Julian Assange në ambasadë

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 13:15

    Janë publikuar xhirimet e kamerave të sigurisë nga ambasada e Ekuadorit, në të cilat shihet se si në atë përfaqësi në Londër i ka kaluar ditët themeluesi i wikileaksit, Julian Assange.


    Në videon, të cilën e ka siguruar El Pais, Assange me veshje sportive në hapësirën në të cilën ka banuar tenton të ngasë skejtbordi. I zbathur, hipën në skejt, por pas çdo tentimi, e humbë baraspeshën dhe rrëzohet.

    Ai po ashtu ka pasur vizita, në video shihet një grup njerëzish me janke, ndërsa Assange don të fotografojë njërin nga burrat, i cili përpiqet t’ia marrë kamerën. Supozohet të kenë qenë gazetarë, ndërsa Assange në fund bisedon me dikë më telefon mobil.

    https://www.youtube.com/watch?v=z_juFjgofjs

    Nuk dihet se kur janë bërë këto xhirime, por gazeta thotë se i ka bërë kompania spanjolle për sigurim Undercover Global S.L,, e cila e ka ruajtur Assagen deri në vitin 2017.

    Assange është arrestuar nga policia britanike, pas gati shtatë vitesh të kaluara në ambasadën e Ekuadorit në Londër. /metro/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!