×
  • Lajme
  • Botë

    Puç ushtarak në Venezuelë

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 15:09

    Lideri i opozitës dhe i vetëshpallur president i Venezuelës, Juan Guaido, ka publikuar një video në internet, për atë që ai e quajti “faza finale” e planit të tij për ta rrëzuar Nicolas Maduron.


    Në video të postuar në Twitter, ai shihet duke i bërë thirrje popullit dhe ushtrisë që ta mbështesin atë, në përpjekjet e tij për ta rrëzuar “uzurpimin” e Maduros, raporton The Guardian.

    Ai në video shihet i shoqëruar nga disa burra tjerë me uniforma ushtarake, dhe një udhëheqës tjetër të opozitës, Leopoldo Lopez, i cili duhej të ishte nën arrest shtëpiak. Ai tha se ndodhet në bazën ajrore ushtarake në qytetin e Caracas.

    “Forcat e armatosura kombëtare e kanë marrë vendimin e duhur, dhe ata llogarisin në mbështetjen e popullit të Venezuelës, mbështetjen e kushtetutës sonë, dhe garancinë se ata janë në anën e duhur të historisë” tha ai.


    I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të informacionit së Venezuelës, Jorge Rodriges.

    Ai në rrjetin social Twitter, i cilësoi ata si një grup i vogël tradhtarësh.

    “Ne e informojmë popullin e Venezuelës se një grup i vogël tradhtarësh të personelit ushtarak, po marrin pjesë në një puç kundër kushtetutës dhe paqes në republikë. Kjo përpjekje po mbështetet nga vrasësit e grupet ekstreme, të cilët paralajmëruan dhunë disa muaj më parë. Ne i bëjmë thirrje popullit për qetësi, në këtë kohë kur po mundohemi të mposhtim tentim puçin” shkroi në Twitter ministri i informacionit.

    Për ngjarjen ka reaguar edhe presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajan, i cili shkroi në Twitter se kjo është një ditë historike për Venezuelën.

    “Sot shënohet ditë historike për rikthimin e demokracisë dhe lirisë në Venezuelë – të cilën parlamenti evropian gjithmonë e ka mbështetur. Lirimi i Leopold Lopez nga ushtarët dhe përkulja ndaj kushtetutës është lajm i mrekullueshëm. Rroftë një Venezuelë e lirë” shkroi ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!