×
  • Lajme
  • Botë

    Putin-Kim Jong-un, takimi i parë këtë të enjte

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 22:09

    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të udhëtojë këtë javë drejt qytetit rus të Vladivostokut, për një takim me presidentin Vladimir Putin.


    Kremlini njoftoi se takimi do të zhvillohet ditën e enjte. Kim Jong-un pritet të kërkojë nga presidenti rus lehtësimin e sanksioneve, në një kohë kur bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çarmatimin bërthamor kanë mbetur në vendnumëro.

    Vitin e kaluar, kreu koreano-verior zhvilloi takime të nivelit të lartë me presidentin amerikan, Donald Trump, si dhe udhëheqësit e Vietnamit, Kinës dhe Koresë së Jugut. Por, fokusi i tij tani duket se po kthehet edhe drejt Moskës.

    Kim dëshiron lehtësim nga sanksionet e ashpra të Kombeve të Bashkuara, që vazhdojnë të jenë në fuqi, pas dështimit të bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, sipas “Zërit të Amerikës”, Putin mund të mos ofrojë shumë ndihmë në këtë drejtim.

    Ndërsa Rusia përballet me vështirësitë e saj ekonomike, Koreja e Veriut nuk përbën një përparësi për të. Megjithatë, takimi mund të ndihmojë në uljen e varësisë që Koreja e Veriut ka ndaj Kinës, si partneri më i madh tregtar i saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!