×
  • Lajme
  • Botë

    Putini njoftoi për heqjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 19:36

    Presidenti rus Vladimir Putin tha se shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të bëhet një e kaluar.


    Putini shtoi se beson se një ushtri profesioniste është e nevojshme për shkak të teknikave dhe detyrave gjithnjë e më të ndërlikuara ushtarake, raportojnë mediat ruse.

    “Thirrja për ushtar do bëhet gradualisht një gjë e së kaluarës. Vërtetë, kjo kërkon kohë dhe fonde adekuate”, tha Putin gjatë një takimi me punonjësit e kompanisë energjitike Energomash.

    Udhëheqësi rus iu përgjigj pyetjes së një prej pjesëmarrësve, i cili ishte i interesuar nëse mund të ketë vonesë në shërbimin ushtarak për punëtorët në industrinë e raketave dhe hapësirës.

    Putin kujton se termi “ushtarak: në Rusi është tani minimal.

    Sipas legjislacionit aktual, meshkujt e moshës nga 18 deri në 27 vjeç kërkohet të kryejnë një shërbim ushtarak 1-vjeçar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!