×
  • Lajme
  • Botë

    Putin: Turqia po rrezikon ringjalljen e ISIS’it

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 20:13

    Presidenti rus, Vladimir Putin, u shpreh sot se operacioni ushtarak turk kundër milicisë kurde mund të shkaktojë rishfaqjen e grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në të gjithë rajonin.


    “Ky është një kërcënim i vërtetë për ne, për ju, sepse ku do të shkojnë ata dhe si? Nuk jam i sigurt që ushtria turke mund ta mbajë nën kontrollon situatën ose ta realizojë këtë gjë sa më shpejt”, tha ai gjatë një samiti mes vendeve ish-sovjetike, në Turkmenistan.

    Mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik rrezikojnë të mbeten të lirë, kur kurdët të braktisin kampet ku këta mbahen të burgosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!