×
  • Lajme
  • Botë

    Që nga zbutja e masave në Wuhan, konfirmohen pesë raste të reja me coronavirus

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 15:37

    Wuhani, epiqendra e epidemisë së coronavirusit që shpërtheu në Kinë, për t’u përhapur më pas në tërë botën, raportohet se sot ka regjistruar rastet e para me COVID-19, që kur ky vend muajin e kaluar zbuti masat kufizuese pas më shumë se dy muajve izolimi total.


    Infeksionet kanë tingëlluar si paralajmërim që duhet pasur kujdes me zbutjen e masave kufizuese në tërë Kinën, pasi bizneset dhe qytetarët i janë kthyer punës, transmeton Telegrafi.

    Në Wuhan janë regjistruar pesë raste të reja, që të gjithë të infektuarit raportohet se janë nga e njëjta lagje dhe ndërtesë banimi. Një prej tyre është gruaja e 89-vjeçarit që konsiderohet si rasti i parë i konfirmuar kur pas më shumë se një muaji qyteti hapi dyert pas izolimi total.

    Që të gjithë rastet e fundit të konfirmuara më herët ishin cilësuar si asimptomatikë, njerëz që rezultojnë pozitiv në testin e coronavirusit dhe që mund të infektojnë të tjerët pa shfaqur simptoma klinike siç janë ato të një gripi.

    Nuk dihet nuk i saktë i rasteve asimptomatikë në Kinë, pasi ata shfaqen në “radar” të zyrtarëve shëndetësore vetëm kur rezultojnë pozitiv në testet e COVID-19.

    E si rezultat i kësaj Kina nuk i përfshin rastet asimptomatike në listën e rasteve të konfirmuara që deri më tani ka shkuar në 82.918, derisa ata vërtetë japin shenja të një personi të sëmurë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!