×
  • Lajme
  • Botë

    Qeset e biodegradueshme nuk janë plotësisht funksionale

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 23:32

    Një studim i fundit i Universitetit të Plymouth-it vërtetoi se të ashtuquajturat qese të biodegradueshme, në fakt në janë aspak të tillë dhe plotësisht funksionale edhe tre vjet pas prodhimit.


    Studimi mori në shqyrtim pesë modele çantash plastike gjerësisht të përdorshme në Britaninë e Madhe dhe tregoi se edhe pas tre vjetësh çantat ishin plotësisht funksionale e në gjendje të mbanin peshën e materialeve brenda tyre.

    Nga të dhënat e vitit 2013 në vendet e Bashkimit Europian prodhohen rreth 100 miliardë qese plastike, që sipas ekspertëve shpesh kanë pasoja dramatike në mjedisin detar.

    Por nga materialet e biodegradueshme, tani qeveritë po lëvizin në kahun e ndalimit të plotë të plastikës. Në mars të vitit 2019, Parlamenti Europian miratoi një ligj që ndalon përdorimin e sendeve plastike njëpërdorimshme gradualisht deri në vitin 2021. Studimet e fundit tregojnë se duhen rregullore të reja për të trajtuar krizën e plastikës.

    Masa janë marrë dhe në Shqipëri, ku me një vendim të majit 2018 qeveria detyroi përdorimin e materialeve të biodegradueshme në qestet plastike njëpërdorimshme, por përveç rritjes së kostos për bizneset prodhuese dhe qytetarët, kjo masë deri tani nuk ka prodhuar asnjë rezultat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!