×
  • Lajme
  • Botë

    Qeveria e Sllovenisë merr vendim: Nesër shpall fundin e pandemisë së koronavirusit

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 15:30

    Nesër, Qeveria e Sllovenisë do të njoftojë përfundimin “administrativ” të epidemisë së koronavirusit pas plot 80 ditësh.


    Në 24 orët e kaluara, Sllovenia nuk kishte asnjë të infektuar rishtazi në mesin e 613 mostrave të testuara, dhe për shkak të gjendjes së mirë epidemiologjike, përfundimi “administrativ” i epidemisë do të pasojë nesër, shkruajnë mediat sllovene, transmeton Reporteri.

    Kjo do të thotë që vendosja e maskave ​​në ambiente të mbyllura nuk do të jetë më e detyrueshme dhe nuk do të trajtohet si shkelje e ligjit, por vetëm do të jetë “e rekomanduar”.

    Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, tha se një situatë kaq e mirë epidemiologjike është më e mira në Evropë dhe se qeveria e tij do të vazhdojë të lehtësojë masat.

    Javën tjetër do të vazhdojnë të hapen edhe universitetet.

    Që nga rasti i parë, në Slloveni janë konfirmuar 1,473 të infektuar, 108 kanë vdekur, shumica prej të cilëve me sëmundje kronike. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!