×
  • Lajme
  • Botë

    Qeveria greke do të nxjerrë në komisione disipline nëpunësit që nuk pranojnë të vaksinohen

    Reporteri
    16 Korrik 2021 | 23:45

    Ministri i Brendshëm i Greqisë, Makis Voridis ka lajmëruar ditën e sotme se të gjithë nëpunësit e administratës publike helene që nuk pranojnë të marrin vaksinën anti-COVID do i nënshtrohen hetimit nga një komision disipline dhe nuk përjashtohet që të merren masa penalizuese kundër tyre.


    Komisioni Disiplinor do të ketë të drejtën edhe të shkarkimit të këtyre individëve në rast se gjykohet se nuk kanë arsye të fortë për të refuzuar vaksinën.

    “Sipas ligjit aktual ka një detyrim ligjor që për disa profesione,të punësuarit të plotësojnë disa standarte mjekësore. Punëmarrësi ka për detyrë të garantojë se të punësuarit i plotësojnë këto standarte. Kur vaksinimi të bëhet i detyrueshëm ata që nuk i binden detyrimit do të hyjnë në një proces hetimi.”- ka thënë Voridis për të përditshmen greke “Ekathimerini”.

    Vendimi i qeverisë greke për të shtyrë idenë e vaksinimit të detyrueshëm vjen në të njëjtën kohë me vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të shpallur se ata që punojnë në sektorë të tillë si forcat e rendit, zjarrëfsikësit dhe në shërbimet shëndetësore do të duhet të jenë të vaksinuar.

    Një nga metodat që qeveria Micotaki ka përdorur për të nxitur vaksinimin tek të rinjtë ka qenë dhënia e 150 eurove shpërblim për të gjithë qytetarët nën 25 vjeç që marrin vaksinat anti-COVID. Gjithashtu është ndaluar hyrja e të pavaksinuarve në të gjithë ambjentet e mbyllura publike si lokalet, teatrot apo edhe stadiumet, çka ka nxitur protesta masive në Greqi që kanë pasur në qendër të drejtat e njeriut dhe lirinë e autonomisë mbi trupin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!