×
  • Lajme
  • Botë

    Qyteti evropian që “flen” në diamante

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 13:24

    Qyteti Nördlingen në shtetin federal gjerman të Bavarisë ka origjinën nga diamantet që datojnë 15 milion vjet më parë kur një asteroid goditi Tokën. Gjeologët vlerësojnë se gjerësia e asteroidit ishte një kilometër dhe peshonte rreth 3 miliardë ton. Goditja e rriti temperaturën dhe presionin e mjaftueshëm për të prodhuar një përzierje qelqi, kristale dhe diamante, ose kamoshe. Është vlerësuar se ka rreth 72,000 tonë diamante në zonën Nördlingen, transmeton Reporteri.

    Kur banorët e parë arritën në vend, miliona vjet më vonë, nuk e kishin idenë se po ndërtonin shtëpi në një tokë të çmuar. Për vite ata besonin se origjina e krijimit të vendit të tyre ishte nga shpërthimi i një vullkani, deri në vitet 1960 kur u konfirmua se bëhej fjalë për si një asteroid. Sueviti është përdorur si material ndërtimor, duke mos përfshirë faktin se përbëhet nga diamante të vogla; Kisha e Shën Jurassic, si dhe muret mesjetare, janë shumë më të vlefshme sesa që janë menduar në shikim të parë.

    Banorët e sotëm të Nördlingen e dinë se jetojnë në tone të tëra të diamanteve, por ata nuk kanë ndërmend ta prishin qytetin për t’u pasuruar. Për gurët e vegjël, nuk do të ishte e mundur të merrnin një çmim të mirë, madje edhe për një sasi të madhe, sepse ata janë të madhësisë më pak se 0.2 milimetra.

    Qyteti gjerman përfiton ndryshe; turistët vijnë nga e gjithë bota për të parë arkitekturën e tij të mrekullueshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!