×
  • Lajme
  • Botë

    Radikali serb Sheshel djeg flamujt e BE-së dhe NATO-s, por jo edhe të Kosovës

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 14:40

    Lideri i Partisë Radikale serbe, Vojisllav Sheshel  me rastin e shënimit të 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë, u vuri zjarrin midis Beogradit flamurit të BE-së dhe NATO-s.

    Në mesditë në rrugën Knez Mihailova në Beograd, Partia Radikale Serbe organizoi një tubim me rastin e 20 vjetorit të bombardimeve.

    Udhëheqësi radikal  serb dogji flamujt e BE-së dhe NATO-s, por jo edhe flamurin e Kosovës i cili në fotografitë e publikuara duket mjaft pranë flamujve që po digjeshin, gati sa për të marrë flakë, transmeton Reporteri.net

    Në këtë tubim Shesheli dërgoi mesazhe kërcënuese drejt BE-së dhe NATO-s  duke thënë  populli serb nuk do të harrojë kurrë bombardimet ndaj shtetit serb.

    “Ne nuk mund ti harrojmë dhe këtë nuk do t’ua falim kurrë. Populli serb nuk do të ndodhë kurrë që të bashkohet me këtë organizatë dhe këto kafshë  të na shantazhojnë për të sulmuar kombe të tjera”, tha radikali serb Sheshel./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!