×
  • Lajme
  • Botë

    Reagon Bashkimi Evropian: Ditë historike për Venezuelën

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 22:56

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Parlamentit Evropian, Antonio Tajan, i cili shkroi në Twitter se kjo është një ditë historike për Venezuelën.


    “Sot shënohet ditë historike për rikthimin e demokracisë dhe lirisë në Venezuelë – të cilën parlamenti evropian gjithmonë e ka mbështetur. Lirimi i Leopold Lopez nga ushtarët dhe përkulja ndaj kushtetutës është lajm i mrekullueshëm. Rroftë një Venezuelë e lirë” shkroi

    Pak më parë, lideri i opozitës, shpërndau një video në internet, ku thoshte se sapo ka filluar puçi ushtarak në Venezuelë. Ai ishte i rrethuar me ushtarë të cilët e mbështesnin atë, dhe sipas raportimeve të mediave, ata ishin të armatosur rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!