×
  • Lajme
  • Botë

    Rezulatet për president të Maqedonisë së Veriut, kështu ka votuar diaspora

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 21:39

    Rezultatet e dala flasin se kandidatja për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska ka fituar shumicën e votave në diasporë.


    Nga votat e numëruara Siljanovska ka marrë 408 vota, pas saj radhitet Stevo Pendarovski me 354 vota dhe i treti Blerim Reka me 48 vota.

    Kujtojmë se në Maqedoninë Veriore në ora 19:00, të gjitha vendvotimet janë mbyllur.

    Pjesëmarrja në votime deri në orët e fundit kanë votuar rreth 40 për qind, ndērsa procesi zgjedhor është vlerësuar i rregllt dhe pa incidente.

    Pjesëmarrja më e lartë në votime është në qytetin e Kriva Pallankës, me rreth 57 për qind dhe në Demir Kapi me 52 për qind. Dalja më e ulët është regjistruar në zonat kryesisht të banuara me popullatë shqiptare si Zhelina në Tetovë dhe Komuna e Likovës me afër 13 për qind. Nga KSHZ-ja kanë bërë të ditur se procesi zgjedhor po zhvillohet kryesisht në atmosferë të qetë dhe demokratike.

    Në Maqedoninë e Veriut, në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur kutitë e votimit ku rreth 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin presidentin e ri të shtetit.

    Në garë për pasardhësin e Gjorge Ivanovit ishin tre kandidatë; Stevo Pendarovski, i nominuar nga Lidhja Social Demokrate dhe 31 parti tjera, përfshirë edhe Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit; Gordana Silajnovska-Davkova, kandidate e opozitës maqedonase të udhëhequr nga VMRO DPMNE dhe Blerim Reka, kandidat i propozuar nga dy partitë shqiptare të opozitës, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. /INA/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!