×
  • Lajme
  • Botë

    Rrëfimi i gazetares gjermane që lindi fëmijë në Siri

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 23:07

    Gazetarja gjermane, Janina Findeisen, ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, kur po udhëtonte për në Siri në vitin 2015. Ajo u kidnapua dhe u mbajt peng për gati një vit, duke lindur kështu djalin e saj në Siri.


    Në vjeshtën e vitit 2015, gazetarja Janina Findeisen udhëtoi për në Siri, në përpjekje për të rënë në kontakt me ish shoqen e saj të klasës, Laurën. Dhjetë vite më pas, Laura kishte udhëtuar në Pakistan për t’iu bashkuar luftëtarëve xhihadistë. Findeisen kërkoi nga Laura që ajo t’ia mundësonte që të xhironte disa pamje të xhihadistëve që po luftonin në luftën civile në Siri.

    Së bashku me nënën e Laurës, Findeisen, e cila ishte shtatë muaj shtatzënë në atë kohë, udhëtoi për në kryeqytetin turk, Ankara, ku të dyja ato u takuan me një kontrabandues i cili do t’i ndihmonte ato ta kalonin kufirin për në Siri. Në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, situata ishte kaotike, ku policia kufitare rrihte refugjatët, dhe mund të dëgjoheshin bomba që shpërthenin. Nëna e Laurës ndërroi mendje dhe vendosi që të kthehej në Gjermani. Findeisen, gjithsesi, i injoroi paralajmërimet dhe vazhdoi udhëtimin e saj, raporton DW, transmeton Gazeta Express.

    Findsen tha për Deutche Welle, se Laura e kishte siguruar atë që do të ishte e sigurt, edhe pse ajo e pranoi se fakti që i kishte besuar asaj, ishte një veprim shumë naiv.

    Me ndihmën e kontrabanduesve, Findeisen arriti që të hyjë në pjesën veriore të Sirisë, dhe më në fund takoi Laurën. Ata kaluan tetë ditë së bashku dhe ia kaluan relativisht mirë. “Ajo ishte ende shoqja ime” tha Findeisen. “Sigurisht që shumë gjëra kishin ndodhur që nga ditët tona në shkollë, pra gjërat ishin ndryshe”. Edhe pse, ajo tha se të dyja i besonin njëra-tjetrës. Findeisen kaloi kohë duke intervistuar Laurën dhe komandantin e Nusra Front, organizatë terroriste, pjesë e së cilës ishte edhe Laura.

    Findeisen dhe Laura gjithashtu udhëtuan për në rajone të tjera. “Ne vozitëm nëpër pjesën veriore të Sirisë, përmes Iblibit, dhe aty unë xhirova nga makina” tha Findeisen. Ajo pa shumë pika kalimi, dhe periferitë të cilat ishin të shpërthyera nga bombat. Kur ajo vendosi që kishte xhiruar mjaftueshëm për ta bërë një raport të plotë, ajo it ha lamtumirë Laurës dhe u nis me një taksi për në kufirin turk. Ajo shoqërohej nga një luftëtar i Nusra Front.

    Pak para se të arrijë në kufi, taksi rastësisht ndalet. “Kisha një ndjenjë të keqe për të gjithë udhëtimin, sepse taksisti vazhdimisht e rriste shpejtësinë dhe pastaj e ulte atë, dhe dikur rastësisht u ndal nga disa njerëz të maskuar që mbanin kallashnikov” kujtoi Findeisen. “Ata e nxorën shoferin e taksisë, dhe djalin tjetër që më shoqëronte mua”. Pastaj, ajo thotë, njëri nga njerëzit e maskuar u ul afër saj. Findeisen tha që ajo ishte e frikësuar për vdekje por e mbajti qetësinë, duke e ditur që nuk mund të bënte më asgjë.

    Kidnapuesit ia mbyllën sytë me një shami, dhe e nxorën nga makina. Ata e morën dhe e dërguan në një vend të panjohur dhe vazhduan t’ia ndërronin vendin disa çdo dy muaj. Ata gjithmonë ia mbyllnin sytë kur po transportohej, kështu që ajo nuk do ta dine ku po mbahej.

    Findeisen bëri çdo gjë që i thanë kidnapuesit e saj. Ajo mbajti qetësinë, kurrë nuk bërtiti apo tentoi të arratisej. Ata i sillnin ushqim dhe veshmbathje, por kurrë nuk i lejohej të largohej nga dhoma. Në disa raste, ata ia lejuan ta ketë një televizion të vogël. Dhe kurdo që kishte elektricitet, ajo shikonte Deutche Welle, e vetmja mënyrë që ta kuptonte se çka po ndodhte jashtë në botë.

    Kur koha kaloi, Findeisen u bë shumë e shqetësuar për faktin se si dhe ku do ta lindte fëmijën e saj. Ajo filloi që të bënte gjoja se kishte dhimbje të lindjes, në mënyrë që kidnapuesit ta dërgonin në spital, por ata ia sjellën një gjinekologe nga pjesa veriore e Sirisë. “Ata ia kishin kidnapuar burrin në mënyrë që ta detyronin të kujdesej për mua. Gjinekologja i kishte thënë Findeisen që ata do t’ia vrisnin burrin nëse i ndodh diçka asaj ose fëmijës.

    Findeisen, padyshim ishte e shqetësuar për atë faktin se çka do të ndodhte me të dhe fëmijën e saj. Ajo e dinte se “kidnapuesit ishin të përgatitur që ta xhironin atë në ndonjë moment”. Por pa marrë parasysh, ajo e detyroi veten që të qëndrojë optimiste.

    Si arriti Findeisen që të mbijetonte nga presioni i madh? “Duke shikuar DË” tha ajo duke buzëqeshur. “Unë mundohesha që t’i kujtoj të gjitha gjërat e mira në jetë, fëmijërinë time, rininë, dhe jetën që e kisha para se të më ndodhte ajo gjë. “Këto, tha ajo, janë gjërat për të cilat mendonte çdo ditë.”

    Një ditë, pas 11 muajsh peng, ajo rastësisht u shpëtua nga dy njerëz të maskuar të cilët hynë në shtëpinë, ku po mbahej gazetarja. Në atë moment ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte. “Mendova që ishte ndonjë grup tjetër xhihadist” tha Findeisen. Ajo u frikësua se mund të jetë viktimë e ndonjë tjetër kidnapimi.

    Shpëtuesit e saj, ia hoqën shaminë nga sytë, dhe e dërguan atë, dhe fëmijën e saj në kufirin turk, ku agjentë të sigurimit gjerman ishin duke pritur për të. Më në fund ajo kishte arritur në zonën e sigurt.

    Findeisenit iu tha më vonë se ajo ishte liruar nga disa luftëtarë të Nusra Front, të cilët ishin betuar në nderin e tyre se do t’i siguronin asaj lirinë.

    Sot, duke shikuar mbrapa, Findeisen pranon që ajo kurrë nuk do të udhëtonte në një zonë lufte, gjatë kohës sa ishte shtatzënë. Ajo tani ka shkruar një libër për përjetimet e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!