×
  • Lajme
  • Botë

    Rritet numri i të infektuarve me coronavirus në Gjermani pas lehtësimit të masave ditë më parë

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 17:20

    Numri i të infektuarve në Gjermani është në rritje, dhe kjo tregohet nga të dhënat zyrtare, vetëm disa ditë pasi vendi lehtësoi kufizimet e tij të mbylljes, shkruan BBC.


    Lajmi u konfirmua nga Instituti Robert Koch (RKI), një qendër për bio-mjekësinë që këshillon Qeverinë gjermane, transmeton Telegrafi.

    Raporti erdhi ndërsa mijëra gjermanë u mblodhën të shtunën duke kërkuar një përfundim të plotë të bllokimit.

    Kancelaria gjermane Angela Merkel njoftoi të mërkurën një relaksim të gjerë të kufizimeve kombëtare, pas bisedimeve me drejtuesit e 16 qyteteve të Gjermanisë.

    Të gjitha dyqanet lejohen të rihapen, nxënësit gradualisht do të kthehen në klasë dhe Bundesliga – Liga e parë e futbollit të Gjermanisë – do të rikthehet menjëherë fundjavën e ardhshme.

    Gjermania ka numrin e shtatë të rasteve të konfirmuara në botë, me të dhënat e fundit të RKI-së të lëshuara të dielën.

    Gjermania ka 169,218 të infektuar dhe 7,395 njerëz të vdekur nga COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!