×
  • Lajme
  • Botë

    Rumunja Kovesi do të jetë e para Prokurore e Lartë femër në BE

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 21:43

    Këshilli Evropian sot ka rënë dakord për emërimin e Laura Codruta Kövesi të jetë kryeprokurorja e parë evropiane.


    “Zonja Kövesi, si detyrë të parë në këtë post, do të ketë të krijojë EPPO (Zyrën e Prokurorit Publik Evropian) nga e para”, thuhet në një njoftim nga Këshilli.

    “Puna e saj gjatë 7 viteve të mandatit të saj në veçanti do të konsistojë në ndërtimin e strukturës administrative dhe operative të zyrës dhe krijimin e marrëdhënieve të mira të punës me autoritetet e gjyqësorit nacional”, thuhet më tej, raporton AA.

    Emërimi gjithashtu duhet të konfirmohet nga Parlamenti Evropian.

    EPPO do të jetë një zyrë e pavarur dhe e decentralizuar e prokurorisë, me kompetencë për të hetuar, ndjekur dhe sjellë në gjykim krimet kundër buxhetit të BE-së.

    Selinë do ta ketë në Luksemburg dhe pritet të fillojë në nëntor të vitit 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!