×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia prodhon vaksinën e parë në botë anti-Covid për kafshët

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 14:02
    A black and white cat is sitting next to a brown and white border collie. The animals are on wood flooring in an indoor studio.

    Kreu i institutit, Alexander Gintsburg, që krijoi vaksinën Sputnik V ka thënë se rusët duhet të ulin sasinë e konsumit të vodkës nëse duan që vaksina të jetë efektive në organizmin e tyre.


    Gintsburg këshilloi marrësit e vaksinës të mos pinë më shumë se një gjysmë vodka në ditë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton në shqip Reporteri.net.

    Alexander Gintsbiurg tha se qelizat e sistemit imunitar ndalojnë së shumëzuari nëse ka një nivel më të lartë të alkoolit në trup.

    Populli rus pi mesatarisht pi 110 pije alkoolike çdo vit, por shifra besohet të jetë edhe më e lartë posaçërisht tek burrat.

    Ky paralajmërim erdhi pas vaksinës së parë të regjistruar në botë për kafshët, të quajtur Carnivac-Cov.

    Carnivac-Cov u zhvillua nga Qendra Federale për Shëndetin e Kafshëve, sipas mediave ruse.

    “Të gjitha kafshët e vaksinuara të testuara zhvilluan antitrupa ndaj koronavirusit në 100% të rasteve”, pretendoi ai.

    Qentë endacakë janë vaksinuar përpara paraqitjes së tyre në një paradë në Sheshin e Kuq më 9 maj për të shënuar përvjetorin e përfundimit të Luftës Botërore.

    Kërkesa për vaksinën Sputnik V të Rusisë, aktualisht ndër më efektivet në botë, po rritet edhe në Evropë.

    Të martën vendi regjistroi 8.163 infeksione të reja dhe 404 vdekje.

    Të paktën 4.49 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në Rusi që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.

    Një total prej 96.817 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi. /Floriana Hoti/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!