×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia aprovon vaksinën e parë të Coronavirusit në botë, u testua te vajza e Putinit

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 11:17

    Rusia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar vaksinën kundër Covid-19, njoftoi Presidenti rus, Vladimir Putin të martën gjatë një mbledhjeje të qeverisë.


    “Këtë mëngjes, për herë të parë në botë, u regjistrua një vaksinë kundër virusit të koronës” – tha Putin gjatë mbledhjes së Qeverisë, raportojnë agjensitë ruse, transmeton Reporteri.

    Putin, siç raporton RT,  pohoi se se vajza e tij gjithashtu mori vaksinën. Ajo kishte pak ethe pasi e mori vaksinën, por i kaloi shpejt.

    “Një nga vajzat e mia mori vaksinën. Në këtë kuptim, ajo mori pjesë në eksperiment. Pas vaksinimit të parë, ajo kishte temperaturë 38, të nesërmen -37 dhe kjo ishte e gjitha”, tha ai.

    Ai shprehu shpresë se prodhimi masiv i kësaj vaksine do të fillojë së shpejti.

    Putini gjithashtu kërkoi nga Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, që ta informonte për vaksinën, por në të njëjtën kohë ai përmendi se ai e dinte që ajo funksionon “në mënyrë efektive” dhe “formon një imunitet të qëndrueshëm”.

    Presidenti rus falënderoi të gjithë ata që punuan në vaksinën e parë kundër virusit korona derisa e përshkroi atë si “një hap shumë të rëndësishëm për botën”.

    Vaksina e parë ruse për koronavirus u zhvillua bashkërisht nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya dhe Ministria e Mbrojtjes Ruse./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!