×
  • Lajme
  • Botë

    Sauditët ndërtuan një furrë gjigante për të djegur trupin e gazetarit Khashoggi

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 14:46

    Gazetari dissident Jamal Khashoggi u vra në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit të kaluar.


    Trupi i tij, përveç që ishte prerë copë – copë, për zhdukjen e gjurmëve të tij, është ndërtuar edhe një furrë gjigante, ku do të digjej trupi.

    Stufa me temperaturë të lartë u ndërtua në prill të vitit 2018, dhe kjo tregohet në një dokumentar të “Al Jazeera”, përcjell reporteri.net.

    “Përmasat e furrës ishin aq të mëdha, sa aty mund të piqej jo vetëm një qengj, por edhe një njeri. Furra kishte kapacitet prej 1100 gradë celsius. Kjo ishte pothuajse dy herë më shumë se sa një furrë normale”, thuhet në dokumentarin e Al Jzeeera.

    Hetuesit besojnë se trupi i Khashoggi ishte djegur në këtë furrë të madhe në natyrë. Sipas “Al Jazeera”, ka dëshmi se trupi është djegur tre ditë pas zhdukjes së gazetarit saudit. Për të mbuluar gjurmët, ata pastaj skuqën aty sasi të mëdha të mishit. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!